Promovimi i projektit: “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”

Fondacioni DAUTI  ne partneritet me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore organizuan konference për promovimin e projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, i cili filloi të implementohet në Dhjetor 2015 dhe do të vazhdojë deri në  Maj të vitit 2017.

Ky projekt është I financuar nga Bashkimi Evropian dhe do të implementohet nga Fondacioni Dauti në partnerit me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore.

Drejtori  Ekzekutiv I Fondacionit Dauti, z.Ilir Idrizi theksoi se ideja për një projekt  të këtillë lindi duke u bazuar në shembullin konkret të Fondacionit i cili është një ndër OJQ-të e vetme e cila financohet direkt nga sektori i biznesit (gjeneron të ardhura direkt  nga sektori i biznesit) .Bëri një përmbledhje të aktiviteteve të projektit, dhe prezantoi qëllimet specifike dhe të përgjithshme  të projektit duke kontribuar  në qëndrueshmërinë e shoqërisë  civile  në Republikën e Maqedonisë përmes ngritjes së pavarësisë  financiare  të OJQ-ve.

Drejtori  Ekzekutiv i OEMVP-së, z.Fatmir Bytyqi  lidhur me situatën financiare të kompanive, theksoi se projekti do të fokusohet  vetëm në mënyrën se si OJQ të përdorin sektorin e biznesit për të rritur qëndrueshmërinë e tyre financiare. Ai shpreson që 40 organizatat joqeveritare që do të jenë të kyçura në projekt, në fund do të kenë të ardhura pikërisht  nga sektori I biznesit. Fatmir Bytyqi ndër të tjera përmendi që pavarësisht  gjendjes  financiare të kompanive, ato kanë përgjegjësi shoqërore, dhe se është për t’u  befasuar  fakti se sa anëtarët e Odës japin  mjete  për nevojat e shoqërisë, pikërisht përmes rrugës  institucionale  si rrugë më e besueshme.

 Projekt menaxheri Besir Dernjani pas konferencës  për shtyp prezantoi projektin para bizneseve donator  të Fondacionit  Dauti  dhe anëtare të OEMVP-së si  dhe OJQ-ve  të  cilat ishin prezentë.  Kompanitë shprehën  idetë dhe propozimet e tyre lidhur me procesin e përzgjedhjes së OJQ që do përfshihen në projekt, duke theksuar  që nuk duhet të anashkalohen OJQ e vogla të cilat realisht kanë më shumë problem të qëndrueshmërisë  financiare, ndërsa  OJQ-të përgëzuan këtë iniciativë duke shpresuar se rezultatet e këtij projekti  do të jenë frytdhënëse për ata.